Bulliqi: Qeveria Kurti ia ka rritur kredibilitetin shtetit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sonte në RTV21 tha se Qeveria është duke marrë veprime të mira dhe të drejta, vendime që, siç tha ai, janë duke shkuar në interes të qytetarëve.
Bulliqi u shpreh se Qeveria Kurti ia ka rritur kredibilitetin shtetit, shkruan rtv21.tv
Të dielën (14 nëntor), në komunën e Podujevës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpejtim Bulliqi i LVV ka marrë 44.16% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 44.20% të votave./21Media