Kina lëshon raketa pranë Tajvanit pas vizitës së Pelosit
Kina gjuajti raketa pranë Tajvanit si pjesë e stërvitjeve të mëdha ushtarake pas vizitës së politikanes së lartë amerikane, Nancy Pelosi në ishull.
Tajvani tha se Kina lëshoi 11 raketa balistike në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit.
Japonia tha se pesë raketa kineze u ulën gjithashtu në ujërat e saj, duke bërë thirrje për një “ndalim të menjëhershëm” të stërvitjeve.
Kina e pa vizitën e kryetares së dhomës së SHBA-së, Pelosi, si një sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.
Ajo e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e saj – me forcë nëse është e nevojshme.
SHBA, nga ana e saj, nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin, i cili për të gjitha qëllimet praktike ka qenë i pavarur që nga viti 1950. Megjithatë, Washingtoni mban një marrëdhënie të fortë me ishullin – që përfshin shitjen e armëve për Tajvanin për t’u mbrojtur, shkruan BBC./21Media