Arsyeja pse Bale dëshiron që Reali ta fitojë Champions-in

Ai ka dëshirë që këtë vit skuadra e tij ta fitoj Champions Leaguen

Lojtari i Real Madridit, Gareth Bale ka folur rreth fitores së Realit në Champions League. Madje për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve me Los Blancos ai ka një dëshirë të bukur, e cila i jep edhe motiv.

“Kam shumë motiv për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse ajo do të zhvillohet në shtëpinë time, në Cardiff. Kjo më jep motiv shtesë dhe të veçantë për të punuar që të arrijmë atje”, ka thënë Bale.

Ndërkohë, ka ende kohë deri te titulli i Champions Leagues, për të cilin ende nuk dihet se kush do ta fitojë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button