Art në rërë, një ekspozitë me kohë të numëruar

Atë që bën Derek Yung, në realitet të gjithë janë përpjekur ta bëjnë në jetë, të marrin një shkop druri dhe të shkruajnë diçka në rërën e një plazhi.
Siguri, vetëm një cilado qoftë tema e fjalisë apo e vizatimit, ai mund t’i rezistonte erës dhe detit vetëm për disa minuta.
Dhe ndoshta, sharmi i gjestit është pikërisht sensi i përkohshëm i diçkaje të destinuar të zhduket pa lënë gjurmë.
Ky është arti i Derek Yung, një artist konceptual kinez, i cili prej disa vitesh mbulon plazhet e Hong Kongut me vizatime të mëdha. I armatosur me një shkop dhe një grabujë të vogël kopshti, Derek i kalon ditët e tij duke shpikur botë, peizazhe dhe forma që i sugjeron mendja e tij, por që shpesh deti nuk i jep kohë as t’i përfundojë.
Ai u frymëzua nga peisazhet natyrore të brigjeve, të cilat i përzien me artin e rafinuar kinez, ndërsa ajo që e shtyu ishte nevoja për të kënaqur një sens të thellë artistik që nuk kishte si ta shprehte ndryshe, nisur nga varfëria ekstreme në të cilën jetonte familja e tij.
Kjo është keqardhja më e madhe e Derek: nuk është në gjendje të shesë veprat e tij të artit dhe të ndihmojë familjen e tij të jetojë një jetë më të mirë./21Media

Back to top button