Artem Severiukhin është larguar nga ekipi i tij i garave

Kampioni rus i kartingut është nën hetim pasi u shfaq duke bërë një përshëndetje naziste ndërsa ishte në podium.
Artem Severiukhin, 15 vjeçar, bëri këtë gjest pasi fitoi raundin e parë të Kampionatit Evropian në Portugali, të dielën, përcjell rtv21.tv
Adoleshenti po garonte nën flamurin italian për shkak të ndalimit të sportistëve rusë pas pushtimit të Ukrainës.
FIA – organi drejtues i motorsportit – po heton tani incidentin. Siç raporton BBC, Severiukhin tashmë është larguar nga ekipi i tij./21Media

Back to top button