Arteta flet për Xhakën dhe lëndimet e Zinchenkos dhe Salibas

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për mediat para ndeshjes kundër Brightonit të dielën.

Trajneri i “Topçinjve” foli për Granit Xhakën, Martin Odegaard si dhe për lëndimet e William Salibas dhe Oleksandr Zinchenkos.

Arteta u shpreh tejet i lumtur me Xhakën duke thënë: “Jam tejet i lumtur me Granitin. Ai po kalon një sezon fantastik, ndoshta njërin nga sezonet më të mira që ai ka kaluar në klub. Jemi tejet të lumtur që e kemi”.

Ndërkaq për Odegaard, Arteta tha se ai e përfaqëson klubin në një mënyrë unike.

“Ka shumë mënyra për ta udhëhequr ekipin dhe ai ka një mënyrë unike. Ne jemi shumë të lumtur që ai e prezanton klubin në mënyrën që e bën”, tha Arteta.

Po ashtu, Arteta foli edhe për lëndimet e Salibas dhe Zinchenkos, për të cilët thuhej se ka përfunduar sezoni.

“Me William është e sigurt që ai nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, dhe ne jemi në dyshim që ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, tha Arteta.

Sa i përket Zinchenkos, Arteta e mohoi se ka përfunduar sezoni për yllin ukrainas.

Back to top button