Arteta ua shpreh dashurinë lojtarëve të tij pas humbjes ndaj Evertonit

Lideri i Premier Ligës, Arsenali e regjistroi sot humbjen e dytë në kampionatin anglez.
“Topçinjtë” u mposhtën nga skuadra e Evertonit, e cila ishte në ndeshjen e parë nën urdhrat e trajnerit të ri, Sean Dyche.
Evertoni e mposhti Arsenalin me rezultat minimal 1:0, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi anglez, James Tarkowski.
Pas ndeshjes, Arteta tregoi se pas humbjes kishte shprehur dashuri ndaj lojtarëve të tij.
“Vetëm iu thash lojtarëve se unë i dua më shumë tani, se sa i doja javën e kaluar dhe muajin e kaluar”, tha Arteta.

Back to top button