Arti si mjet për reaguar ndaj problemeve shoqërore

Prishtinës i është shtuar një mural i ri përmes së cilit synohet të ngritet vetëdija për vrasjen e grave dhe dhunën me bazë gjinore. “Andrrat e thyera” u dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që janë vrarë nga burrat apo partnerët e tyre.
“Veprat e tilla të artit janë një mënyrë e fuqishme për të bërë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave, dhe për të sfiduar normat dhe stereotipet që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) në Facebook.
Murali është realizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me artisten/piktoren e mirënjohur Fitore Berisha Alisdottir, ndërsa projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe UN Women./21Media

Back to top button