Artistët shqiptarë bashkëndjejnë me familjet e viktimave të aksidentit në Bullgari

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, shumica prej të cilëve ishin turistë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Për tragjedinë, kanë bashkëndjerë edhe artistët shqiptarë, duke u shprehur ngushllimet familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve nga ky aksident tragjik.
“Tragjedi e madhe këtë mëngjes. Ngushllime motrave dhe vëllezërve tane në Maqedoninë e Veriut”, është shprehur aktori, Fatmir Spahiu.

Edhe artistja, Rona Nishliu u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit në Bullgari”, u shpreh Nishliu.

Ndërkaq, artistja Violeta Kajtazi e cilësoi si shumë të tmerrshëm aksidentin në Bullgari.
“I tmerrshëm dhe tepër i rëndë, aksidenti i vëllezërve dhe motrave tona nga Shkupi me rrethina që ndodhi mbrëmë në Bullgari. Me shpirt, mendje e zemër dhe në lutje për jetët e humbura dhe familjet e tyre. Zoti i bekoftë në parajsë”, ka shkruar Kajtazi.

“Lajm i trishtueshëm, dhimbje e madhe. Lutje për të mbijetuarit, pikëllim për ata që humbën jetën”, ka shkruar Tuna Sejdi./21Media

Back to top button