Artisti i njohur italian në Prishtinë, Ambasadori organizon darkë

Ambasadori italian, Antonello De Riu sonte ka organizuar një darkë me artistët kosovarë për nder të këngëtarit të famshëm italian, Alessandro Mahmood, i cili nesër do të performojë në “Sunny Hill Festival”.
Të pranishëm në darkë janë: Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, këngëtarët: Dafina Zeqiri, Mc Kresha e fytyra të shumta publike, shkruan rtv21.tv

Dyert e festivalit “Sunny Hill” janë hapur sot në orën 12:00. Nga sot, deri më 7 gusht do të performojnë artistë të famshëm botëror dhe vendor në ​këtë festival që mbahet në Parkun e Gërmisë./21Media

Back to top button