Artistja përlotet nga letra e fundit që pranoi nga Mbretëresha Elizabeth II

Artistja, Judy Guillery ka thënë se mund të jetë nga njerëzit e fundit që mori një letër nga Mbretëresha Elizabeth II.
Ajo tha se shpërtheu në lot kur pranoi letrën.
Guillery vizatoi një portret të Mbretëreshës për të festuar në jubileun e saj dhe e dërgoi në Pallatin Mbretëror në prill.
Ajo thotë se shpresoi të merrte diçka në këmbim, por u ‘trondit’ kur një letër i mbërriti dy ditë pas vdekjes së Mbretëreshës.
“Ndjehem shumë e nderuar”, tha ajo.
Letra falënderuese u vulos me 8 shtator, ditën kur vdiq Mbretëresha./21Media

Back to top button