Felix reagon ndaj bisedimeve për transfer të mundshëm në Manchester United

Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix pretendon se nuk ia ka idenë për ofertën 130 milionë eurosh të Manchester United.
Sulmuesi ndërkombëtar portugez u identifikua si një objektiv për Djajtë e Kuq pasi ata kërkuan përforcime në sulm.
22 vjeçari këmbëngul se nuk ka qenë kurrë pjesë e atyre diskutimeve.
“Nuk dëgjova asgjë, kështu që është diçka me të cilën duhet të merret presidenti. Jam këtu. Mund të përmirësohem ende, kam shum vite përpara. Kam shumë për të mësuar”, ka thënë ai./21Media

Back to top button