Asamblisti i LVV-së në Mitrovicë: Procesi ishte demokratik, krejt këto janë të stisura

Asamblisti i LVV-së në Mitrovicën e Jugut, Armend Begu duke folur për RTV21 rreth dyshimeve se ka pasur keqpërdorim të votave në Mitrovicë të Jugut.
Ai e cilësoi këtë si proces të rregullt duke shtuar se , kjo çka ka lindur sot kompania sllovene e cila i ka shtypur fletëvotimet e ka marrë përsipër është një gabim teknik i tyre, e një gjë e tillë sipas tij s’duhet të ndikoojë fare në proces zgjedhor
Derisa foli edhe për dyshimet e PDK-së se ka pasur vjedhje të votave në Mitrovicë të Jugut.
“ Ata munden me dyshu është e drejtë e tyre, mirëpo procesi është i menagjuar nga KQZ-ja nuk është nga një parti e vetme, kështu që unë mendoj që ka kush e zgjidh këtë problem, është KQZ, prokuroria për momentin e ka stopu shpresoj që sa më shpejt të rifilloj rinumërimi edhe me u kry ky proces se është shumë demokratik edhe shumë fer ka qenë, krejt këto janë të stisura, votat janë në kuti, çka janë në pyetje, janë në pyetje dyshimet e dikujt, dyshimet e dikujt duhet me i heq prokuroria edhe vendimi me qenë i KQZ-së, u shpreh ai./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?