Asfalti nga Malisheva komentohet nga gjermanët!

 

Asfalti që është thyer copë- copë nga vërshimet në rrugën që lidhë fshatin Rudë me fshatin Sferkë në Malishevë, u bë temë komentimi edhe nga gjermanët.

Fotoja e kësaj rruge që u bë hit në rrjetet sociale u postua edhe nga faqja satirike gjermane në Facebook me emrin “Pfusch Am Bau GmBh”.

E komentet që mori nga gjermanët fotoja e asfaltit kosovar ishin të tilla si: “Kështu duken petët e tortës që unë gatuaj”, “ah, qenka porositur në wish”, “Sistemi i ri lidhës i asfaltit. “Këto janë gjitha copët tash duhet vetëm edhe të renditën në formën e rregull”, “Uff, po mungojkanë disa pjesë, Puzzel!”, “Chuck Norrisi ka shkelur mbi të më nerva”, “Rruga është në pushim dhe ka filluar të paketohet”.. e shumë komentet të tjera ironike e qesharake.

“Pfusch Am Bau GmBh” u krijua në vitin 2012 dhe publikon foto dhe video qesharak, ndërsa e ndjekin mbi 1 milion e 100 mijë njerëz kryesisht gjerman!/21Media

Was ist denn hier passiert?

Posted by Pfusch am Bau GmbH on Saturday, 9 January 2021

Back to top button