I mori rrjedha e përroit, dy furgonët gjenden të fundosur nën ujë

 

Situatë e vështirë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe daljes së përrenjve malorë në Dibër.

Rrjedha uji që vijnë nga përrenj malorë dhe nga varrezat e qytetit kanë mbuluar rrugët. Uji ka vështirësuar kalimin e banorëve dhe të mjeteve.

Situatë e vështirë vazhdon të jetë edhe njësinë Administrative Zall Dardhë dhe Reç, ku prej tre ditësh mbeten të izoluar 13 fshatra për shkak të daljes së përroit të Lashkizës.

Një përrua malor në Krej Lurë ka lënë pa komunikim prej dy ditësh gjithë zonën e Lurës. Të bllokuar kanë mbetur edhe furgonët që bëjnë linjën Lurë-Tiranë dhe ato që trasportojnë pasagjerët drejt Kurbneshit.

Dy furgonë që kishin ngelur matanë përroit, janë gjetur të mbuluar plotësisht nga uji ditën e sotme.

Në dy HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit vazhdojnë shkarkimet. Shirat vijojnë të jenë sërish me intensitet të lartë deri më lartësinë mbi 1500 metra mbi nivelin e detit.

Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e shiut në Qarkun e Dibrës. Ditën e sotme janë përmbytur rrugët e lagjes Dobrovë në qytetin e Peshkopisë./oranews

Back to top button