Asgjësohen 2 mijë kilogramë mish me afat të skaduar

Policia e Kosovës njofton se pas një operacioni me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë konfiskuar 2 mijë kilogramë mish me afat të skaduar në disa kompani në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë.

Ky aksion siç njofton polica është realizuar në konsultim me Prokuorinë Themelore të Prishtinës, pas pranimit të informatës me dyshmin se: disa nga prodhuesit e produkteve të mishit, janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri tek ri-përpunimi i tyre dhe ofrimi për konsum tek qytetarët.

“ Në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë kg) mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator.Pas inspektimit të lokacioneve, është përpiluar procesverbal mbi ecurinë e operacionit, ndërsa është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ku nga njësitet e DHKEK-së janë duke vazhduar veprimet operativo-hetimore.”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button