Asgjësohen 900 bimë kanabisi, Policia operacion në malësitë e Krujës

Më shumë se 900 bimë kanabisi që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës janë asgjësuar nga policia.

Uniformat blu ushtruan kontrolle në malësinë e Krujës duke përdorur dronë me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kultivimit të bimëve narkotike.

Më parë janë asgjësuar më shumë se 22 mijë bimë kanabis sativa.

Policia bën me dije se operacioni “Territor i Pastër” do të vijojë./vizionplus

Back to top button