ASHNA paralajmëron borë për vikend

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka paralajmëruar se mot i ndryshueshëm do të mbizotërojë në Kosovë ditëve të vikendit.

Në njoftim thuhet se rënia e temperaturave do të fillojë të premten pasdite dhe do të vazhdojë ditën e shtunë dhe të diele, ku ditët do të fillojnë me reshje shiu e pastaj bore, dhe do të shoqërohen me erëra të fuqishme veriore dhe temperature dukshëm më të ulëta, shkruan rtv21.tv.

“Shtresat e borës në viset malore do të jenë më të theksuara në krahasim me zonat urbane. Temperaturat minimale pritet të luhaten nga -07°C deri në -03°C, ndërsa ato maksimale nga -02°C në 01°C, ndërsa erërat e furishme kryesisht veriore do të arrijnë shpejtësinë deri në 20m/s”, thuhet në njoftimin e ASHNA-së në Facebook.

Ndërsa ASHNA paralajmëron mot të kthjellët port ë ftohtë ditëve në vijim, para ndikimit të masave ajrore jugore që do të dominojnë në fundin e javës së ardhshme./21Media

Back to top button