Vitia: Dy minatorë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor

(Lajm i përditësuar)

Vitia: Dy minatorë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor

Ministëri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka përgëzuar stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar.

Vitia ka njoftuar se 11 minatorë të lënduar në Minierën e Trepçës, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve, për të cilët ka treguar se nuk kanë rrezik për jetën.

”Përgëzoj stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar. Minatorëve të lënduar iu uroj shërim e rikthim të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të Minatorit”, ka shkruar Vitia në Facebook.

13 minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi sulfurik, dy prej tyre kanë lëndime serioze në sy

Ka shkuar në 13 numri i minatorëve të lënduar nga incidenti me acidin sulfurik në Minierën e Trepçës.


12 minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi sulfurik, dy prej tyre kanë lëndime serioze në sy

12 minatorë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë pas lëndimit me acid.

Sipas njoftimit të spitalit, incidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik.

“Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë. Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.”, thuhet në njoftim.


Lëndohen nga acidi shtatë minatorë të Trepçës

Shtatë minatorë të Trepçës janë lënduar me acid i cili shërben për pastrimin e pompave të ujit.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Gani Osmani nga Sindikata e Trepçës.

“Këta janë të lënduar prej acidit, e përdorin për pastrimin e gypave të pompave, duke e lëshuar ka shpërthyer dhe iu ka shkaktuar një lloj ngufatjeje” tha ai/21Media

Back to top button