Ashpërsim i gjuhës para takimit Kurti -Vuçiq

Kurti për deklaratën e Vuçiqit për vrasje: Po flet për imagjinatën dhe planet e tij
Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë kanë ashpërsuar gjuhën gjashtë ditë para takimit të tyre në Bruksel. Kurti iu kundërpërgjigj Vuçiqit për deklaratën se në Kosovë po përgatisin likuidimin e serbëve në veri. Tha se kur ata flasin për vrasje, flasin për vete, për imagjinatën, mendimet dhe planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë.(Përgatiti: Burim ZARIQI,Kamera: Kushtrim RRMOKU)./21Media

Back to top button