​ASK publikon platformën online ku mund të regjistrohet diaspora

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lansuar platformën online për regjistrimin e diasporës në Regjistrimin e Popullsisë (ReKos 2024).

Ftohen qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi pë ta bërë regjistrimin online në linkun: https://ediaspora.rks-gov.net/

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (ReKos 2024) realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024. Aplikacioni është i disponueshëm në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Back to top button