“Asnjë fjalë nga Osmani e Kurti”, Tërmkolli: Po të ishte gjallë Rugova do t’i niste letër Speciales në mbrojtje të UÇK-së

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli lidhur me gjykimin e ish krerëve të UÇK-së në Hagë, ka thënë se po të ishte gjallë Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës.

“Po të ishte Presidenti Rugova, e pakta që do të bënte dje, ai do të niste një letër Gjykatës Speciale në mbrojtje të luftës së UҪK-së dhe popullit të Kosovës për çlirim nga okupatori gjenocidal serb dhe do të uronte pafajësinë e të gjithë të akuzuarëve. Burrështetasi e patrioti i vërtetë, në rend të parë vë interesin e shtetit!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Ajo ka adresuar kritika ndaj presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për mos-reagimin e tyre pas fillimit të procesit gjyqësor në Hagë.

“Asnjë fjalë nga Presidentja, tani! Asnjë fjalë nga Kryeministri, tani!Ku po jetojnë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, në çfarë planeti janë?!Presidentja u muar me plotësimin e “stafit” të saj, ndërsa Kryeministri dhe ndihmësit e tij me ”Zajedenicën”!Turpi ka emër e mbiemër! Dhe jo vetëm turpi!Në themele të lirisë e pavarësisë së Kosovës janë LDK me Presidentin Rugova dhe UҪK! Me SHBA-të e NATO-n! Këtë s’mund ta ndryshojë as ta zhbëjë askush dhe asnjëherë! “, ka përfunduar Tërmkolli./21Media

Back to top button