Asnjë i vdekur nga Covid-19, 5 raste të reja në Shqipëri

 

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button