Gjendet e vdekur në vendin e punës një infermiere e Vushtrrisë

 

 

Një infermiere është gjetur e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë sot rreth orës 08:00.

Rasti për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka treguar  se viktima është e moshës 35-vjeçare, ndërsa vdekja e saj cilësohet si e dyshimtë.

“Ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima e moshes 35 vjeçare, e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media 

Back to top button