“Asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk do të humbet për asnjë çmim”

Koalicioni LDK, AKR, LD dhe Alternativa mbajtën tubim me qytetarë e simpatizantë në Pejë

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës tha se në Pejë para katër viteve, me ndihmën e qytetarëve të qytetit kanë mundur koalicionin që e kanë përballë në këto zgjedhje.

Në fjalën e tij për Avdullah Hotin, i pari i Pejës tha se Hoti është krenaria e Pejës dhe se do ta këtë përkrahjen e pafund të qytetarëve të këtij qyteti.

Madje ai tha se fitorja e zgjedhjeve të kaluara në Pejë, me 11 qershor, do të shtrihet në gjithë Kosovën.

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit të LDK-së, Avdullah Hoti, u shpreh të jetë i emocionuar nga pjesëmarrja masive e qytetarëve të Pejës në tubimin e së dielës.

Ai tha se në këtë mënyrë dëshmohet se po kthehet ‘fryma rugoviane’.

Hoti, në Pejë, premtoi zhvillim ekonomik, rritje pagash dhe se me qeverisjen e tyre, Rugovën do ta bëjnë vendin më të dëshiruar për turistët./21Media

Back to top button