Asnjë rast i dyshimtë me linë e majmunëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po përcjellë situatën me infeksionin e Lisë së Majmunëve, që nga paraqitja e rasteve të para jashtë kontinentit të Afrikës, në SHBA, Evropë dhe Izrael, me mbi 100 raste të raportuara deri më tani.
IKSHPK ka bërë të ditur se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Lisë së Majmunëve.
Sipas njoftimit, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend dhe do të përditësohet me të dhënat e reja.
“Ju njoftojmë se jemi në komunikim t vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”, thuhej më tej në njoftim.
Sa i përket furnizimit me vaksina për një sëmundje të tillë, IKSHP ka bërë të ditur se vaksina ende nuk është e disponueshme për distribuim dhe ekziston në botë vetëm vaksina kundër Variola Vera./21Media

Back to top button