Asnjë rast i vdekjes si pasojë e Covid-19, Zemaj: Ky lajm nuk e zbehë përkushtimin tim

 

Asnjë rast i vdekjes nuk ka ndodhur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, e lidhur me këtë fakt, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur se ky lajm e bënë të ndihet mirë, por që nuk ia zbehë përkushtimin atij.

“Kosova sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, një lajm që padyshim na bënë të ndihemi mirë, por asesi që ta zbehë përkushtimin tim si ministër, sikurse as edhe të personelit mjeksorë dhe të të gjithë aktereve të tjerë të involvuar në luftë me pandeminë.”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Ai ka bërë të ditur se sot gjatë ditës rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese, rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare, si dhe për menaxhimin e mëtejmë te situatës per Covid-19 ka biseduar me kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezajn.

“Po ashtu, vizitova edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, ku me dr. Anton Shllakun – drejtor dhe stafin menaxhues biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen. Kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Ndërsa në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, Gjinekologji dhe Obstetrikë, Pediatri dhe do t´u shërbejnë qytetarëve klinas.”, ka shtuar më tutje Zemaj.

Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë është 14.301, të shëruar janë 10.782 persona dhe 568 raste të vdekjes./21Media

Back to top button