Asnjë shenjë se Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Gjermani

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, thotë se nuk ka shenja që sugjerojnë se Rusia do të ndalojë dërgimin e gazit në Gjermani, raporton Reuters.
Komentet e Lindner vijnë pasi kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom ndaloi furnizimet në Poloni dhe Bullgari. Gjermania mbështetet në Rusi për rreth 40% të furnizimeve të saj me gaz, përcjell rtv21.tv
Rusia ka thënë se vendet jomiqësore duhet të paguajnë për gazin në rubla, një kërkesë që është parë si një përpjekje për të mbështetur monedhën e saj ndërsa sanksionet perëndimore hyjnë në fuqi./21Media

Back to top button