Shefja e BE-së: Ndërprerja e gazit është provokim

Vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari është një veprim agresiv që BE-ja e konsideron si një formë shantazhi, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.
“Ne do të sigurojmë që vendimi i Gazprom të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët evropianë”, tha ajo në një konferencë për shtyp këtë pasdite, transmeton rtv21.tv.
Shefja e BE-së paralajmëroi gjithashtu ofruesit evropianë të energjisë kundër respektimit të kërkesave ruse për të paguar gazin e tyre në rubla, duke thënë se kjo ka shumë të ngjarë të ishte një shkelje e sanksioneve të BE-së.
“Për të paguar në rubla, nëse kjo nuk është parashikuar në kontratë, është shkelje e sanksioneve tona”, tha ajo.
Ajo tha se kompanitë pa kontrata që specifikojnë pagesën në rubla nuk duhet të dorëzohen në kërkesat ruse pasi do të ishte “rrezik i lartë” për ta./21Media

Back to top button