Asnjë shkollë nuk po zhvillon mësimin online
Në komunat e Republikës së Kosovës, aktualisht asnjë shkollë nuk po zhvillon mësimin online.
Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë thënë për rtv21.tv se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar ka rënë dukshëm dhe procesi po zhvillohet normalisht.
Tutje, nga MASHTI kanë thënë se komunat dhe shkollat janë të njoftuara për masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.
Sipas të dhënave të ditës së djeshme, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. 2 raste pozitive i takojnë grupmoshës 0 deri në 9 vjeç, ndërsa 4 raste të tjera i takojnë grupmoshës 10 deri në 19 vjeç.