Barazia gjinore, prioritet për Kurtin e Osmanin

 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës së Gruas, përi thirrje për barazi gjinore, përmendi sulmin ndaj grave dhe paragjykimet ndaj tyre.
“Barazia gjinore janë parakusht e adresimit të të gjitha sfidave. Ne mund të arrijmë prosperitet vetëm atëherë kur mbrojmë të drejtat e tyre. Duhet të bashkohemi që të gjithë, që t’i japim frymë barazisë gjinore në shtëpi, në rrugë. Nga fjalët tek vepra, hendeku vazhdon të jetë i thellë. Ky mbetet përkushtimi i jonë prioritar… Vajzat dhe gratë sulmohen, para se të respektohen gjithnjë ka një dyshim dhe pengesë. Gjithnjë ajo çfarë veshim është më e rëndësishme. Shpesh herë tentoj të mos i shpërfaq barrierat. Do të hasni edhe në shumë fjalë dhe paragjykime, nga të cilat do të kursehen kolegët e juaj burra”, deklaroi Osmani në ngjarjen e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”.
Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në të njëjtin eveniment tha se barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore.
“Gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë. Gratë nuk punojnë vetëm për gratë, po ato punojnë gjithashtu për gratë. Krijimi i mundësive të barabarta është prioritet i yni në programin për barazi gjinore. Brenda këtij viti, kemi ndarë shtesat për 142 mijë fëmijë të porsalindur. Po punojmë që fëmijët e vegjël të rriten me vlera të përfshirjes dhe barazisë”, tha Kurti.
Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se barazia gjinore është prioritet integral i Bashkimit Evropian.
E, kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia tha se gratë dhe vajzat vazhdojnë të ballafaqohen me paragjykime të ndryshme.
“Dhunimet seksuale ndaj grave ukrainase janë duke ndodhur. Lutemi dhe shpresojmë që lufta në Ukrainë të ndalet sa më parë. Ne besojmë që ka mundësi për paqe mes njerëzve”, tha ajo./21Media

Back to top button