1.2 milionë njerëz kanë ikur në Poloni

Sipas agjencisë së Gardës Kufitare polake, 1.2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.

Vetëm të hënën, 141,500 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Twitter – pak më pak se rekordi ditor i së dielës prej 142,300.

Rreth 90% e njerëzve që ikin janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë. Një akademik vlerëson se rreth 40% e refugjatëve janë larguar tashmë nga Polonia për në vende të tjera, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Polonia ishte tashmë shtëpia e shumë ukrainasve – vlerësimet variojnë nga një deri në dy milionë njerëz – dhe shumë kanë shkuar për të qëndruar me familjen ose miqtë këtu.

Mijëra polakë po presin refugjatë edhe në shtëpitë e tyre dhe sot parlamenti i Polonisë do të debatojë legjislacionin e urgjencës për të kompensuar ata që bëjnë shpenzimet e tyre shtesë.

Legjislacioni do të lejojë gjithashtu ukrainasit të jetojnë dhe punojnë në Poloni për 18 muaj dhe të marrin kujdes shëndetësor dhe shkollim falas./21Media 

Back to top button