Asnjë tregues që Rusia ka përdorur armë lazer, tha Pentagoni

Pentagoni tha se nuk ka asnjë tregues se Rusia ka përdorur armë lazer në fushën e betejës në Ukrainë, pas pretendimeve nga Moska se po krijonte një brez të ri lazerësh të fuqishëm atje për të goditur dronët e armikut.
“Ne nuk kemi asnjë indikacion për përdorimin e lazerëve, të paktën të lazerëve të armatosur, në Ukrainë. Asgjë për të konfirmuar për këtë.”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në një konferencë shtypi.
Zëvendëskryeministri rus, Yury Borisov tha për mediat lokale se një prototip lazer i quajtur Zadira kishte djegur një dron ukrainas brenda pesë sekondave në një distancë prej 5 km (tre milje).
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është tallur me pretendimin rus, duke e krahasuar atë me të ashtuquajturat “armë të mrekullueshme” që Gjermania naziste kishte pretenduar se po zhvillonte gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkruan BBC./21Media

Back to top button