Një shtetas i Serbisë ndalohet nga Policia e Kosovës me mijëra euro e dinarë

Një shtetas i Serbisë është ndaluar të premten rreth orës 15:00 nga Policia e Kosovës, pranë brezit kufitar në Jarinjë për mosdeklarim të parave.
Gjatë kontrollit, sipa Policisë, janë gjetur 12.665 euro dhe 363.080 dinarë (valutë e Serbisë), të holla të padeklaruara.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.”, ka informuar Policia./21Media

Back to top button