Asociacioni nuk mund të jetë nivel i tretë qeverisës në Kosovë

Pas marrëveshjes për targat, çështja e Associacionit të komunave më shumicë serbe ka ngritur debat. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i tha RTV21 se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nuk duhet të kushtëzohet, por marrëveshja duhet të zbatohet si përkushtim i të dyja palëve në dialog.
“Është një përkushtim i hershëm për Kosovën, është pajtuar që në vitin 2013. Duhet të adresohet në përputhje me këtë përkushtim. Pozicioni i Serbisë tani për tani është se duhet të krijohet si një parakusht për vazhdimin e procesit. Pozicioni ynë, i BE-së, është se duhet të jetë pjesë e paketës dhe se do të ishte mirë të adresohet sa më shpejtë dhe gjithsesi se nuk mund të kushtëzohet nga asgjë tjetër sepse ky është një përkushtim tashmë ekzistues”, ka thënë Lajçak.
Kërkesë për themelimin e Asociacionit ka bërë sërish edhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar, duke e cilësuar si një obligim të Kosovës duke vlerësuar se nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize.
Por, Autoritetet në Prishtinë thonë se Asocacioni nuk mund të krijohet mbi baza njëetnike dhe për të ka dhënë, siç thonë, përgjigje Gjykata Kushtetuese. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, thotë se dialogu me Serbinë më nuk është i njëjti, pas zhvillimeve të fundit me çështjen e targave.
“Nga këtu i bëjë thirrje kryeministrit që delegacioni për dialog të jetë gjithëpërfshirës dhe në dialog me qytetarët e vendit”, tha Abazi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, pajtohet që marrëveshjet e nënshkruara me Bashkim Evropian duhet zbatuar. Por siç thekson, çdo tendencë për të tejkaluar asociacionin sipas përkufizimeve kushtetuese është cenim i integritetit të shtetit.
“Marrëveshjet që i ka nënshkruar Kosova përfshirë edhe asociacionin që është trajtu dhe me vërejtjet nga Gjykata kushtetuese, Kosova ka obligim t’i zbatoj. Çdo tendencë për të tejkaluar asociacionin sipas përkufizimeve kushtetuese është cenim i integritetit dhe sovranitetit politik. E kam paralajmëruar edhe kryeminsitrit që po rrëshqet në diçka që është në dëmë të Kosovës…”, ka thënë Berisha.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj thekson se, shteti nuk guxon të hyjë në një asociacion që e çrregullon nivelin qeverisës të Kosovës dhe krijon një nivel të tretë qeverisës.
“Në si AAK, sa i përket formimit të asociacionit e kemi bërë të qartë se nuk jemi për një asociacion që e bënë defunksional shtetin e Kosovës dhe që ka kompetenca ekzekutive dhe që i jep prioritet atyre që të jenë një etnik…”, ka thënë Lekaj.
Përfaqësuesit politikë e institucionalë të Kosovës dhanë dorëheqje nga të gjitha institucionet në kundërshtim të një vendimi të Qeverisë për shkallëzim të masave për targat. Ata kanë kushtëzuar kthimin e tyre veç tjerash edhe me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, qëndrim i cili është mbëhgstetur nga autoritetet në Beograd./21Media

Back to top button