Brazili me ndryshime të shumta kundër Kamerunit, ja formacionet zyrtare

Sot me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër interesante e Grupit G e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku do të përballen Kameruni dhe Kombëtarja e Brazilit.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Brazili e mposhti Zvicrën me rezultat minimal 1:0, kurse Kameruni barazoi 3:3 me Serbinë, raporton KosovaPress.

Brazili synon vetëm fitoren sot kundër Kamerunit, në mënyrë që të vazhdojë në fazën e eliminatoreve me një bilanc të 100% të fitoreve.

Momentalisht, Brazili zë vendin e parë në Grupin G me gjashtë pikë të arkëtuara, pesë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, Kameruni që renditet në vendin e tretë me një pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin nëntor të vitit 2018, ku asokohe Brazili regjistroi fitore me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te Brazili, ku nuk do të paraqiten për shkak të lëndimeve Alex Sandro, Danilo dhe Neymar.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen, ku ai i Kamerunit ka vendosur për “armët” më të forta, kurse trajneri i Brazilit e fillon ndeshjen me ndryshime të shumta në formacion nga ai i kaluari në përballjen me Zvicrën.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet zyrtare të Kamerunit e Brazilit.

Kameruni (4-2-3-1): Epassy; Tolo, Ebosse, Wooh, Fai; Kunde, Anguissa; Moumi Ngamaleu, Choupo-Moting, Mbeumo; Aboubakar.

Brazili (4-4-2): Ederson; Dani Alves, Bremer, Militao, Telles; Antony, Fabinho, Fred, Rodrygo; Jesus, Martinelli.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button