Asteroidi 2023 BU pritet të kalojë sonte pranë Tokës

Asteroidi 2023 BU i madhësisë së një kamioni dërgesash që u zbulua para katër ditësh, do të kalojë sonte pranë Tokës. Ky do të jetë kalimi i një asteroidi më së afërmi pranë tokës që do të regjistrohet ndonjëherë.
Megjithatë NASA insiston se ai nuk ka shanse të godasë tokën.
Sipas saj, ky asteroid do të kalojë 3, 600 km mbi cepin jugor të Amerikës Jugore. Kjo do të thotë 10 herë më afër se grupi i satelitëve për komunikim që rrotullohen sipër.
Ardhja e tij më afër Tokës do të bëhet në ora 09: 27 sipas kohës lokale.
Shkencëtarët thonë se edhe nëse asteroidi afrohet më shumë drejt Tokës, një pjesë e madhe e tij do të digjet në atmosferë, e një pjesë do të bie si meteorite.
Asteroidi BU 2023 më saktësisht besohet se ka madhësinë 3.5 metra gjatësi e diameter 8.5 metra.
Atë e zbuloi astronauti amator në Krime, Gennady Borisov para katër ditësh. Ky astronaut në vitin 2019 zbuloi edhe një kometë ndëryjore.
Sipas Nasas, asteroidi BU 2023 do të afrohet aq afër Tokës sa që do të ndërrojë rruga e saj rreth diellit, kjo për shkak të gravitetit të planetit.
Pas këtij fluturimi të asteroidit, ai nuk pritet të kalojë më pranë Tokës deri në vitin 2036./21Media

Back to top button