Argjendaria në Indi thyen rekord për orën me më së shumti diamante

Orën me më së shumti diamante në botë e punoi argjendaria Renani në qytetin hindus Meerut.
Kjo orë shkëlqen me plot 17, 524 diamante, 17, 512 prej tyre të bardhë, e 12 të zi.
Ora është vërtetë unike, ashtu si edhe numri i diamanteve në të.
Argjendaria Renani këtë orë e quajti Srinkia, që do të thotë “ora e fatit të mirë”.
Ora me kaq diamante u regjistrua në librin e rekordeve botërore Ginis, si ora me më së shumti diamante në botë.
Renani për punimin e saj u inspirua nga mitologjia e lashtë indiane. Srinkia do të thotë lule, dhe nënkupton Lakshmin, që është perëndesha e pasurisë dhe fatit të mirë.
Themeluesi i argjendarisë Renani, Harshit Bansal, ka thënë se bashkë me ekipin e punëtorëve të tij kanë punuar me muaj të tërë për të krijuar këtë orë. Sipas tij, njeriu duhet të kërkojë të kalojë sfida të reja në jetë, andaj ai kërkon mënyra të reja të punimit të xhevahireve, ku kombinon teknologjinë me metodat tradicionale. Ai beson se sot me teknologji arrihet e pamundura.
Diamantet që u vendosën në orë u vërtetuan nga Laboratori Ndërkombëtar i Institutit të Gjemologjisë. Për tu verifikuar numri i tyre, secili prej diamanteve u numërua në prani të një eksperti.
Argjendaria Renani ka thënë se gjatë punimit të orës normalisht se kanë pasur edhe sfida. Është dashur të gjejnë shumë diamante me ngjyrë dhe madhësi të njëjtë.
Ora e kompletuar me to tani peshon 373.30 gram, dhe mund të bartet në dorë pa problem.
Argjendaria Renani me këtë rekord sfidoi argjendarinë Aaron Shum në Hong Kong, e cila mbajti rekordin e deritanishëm për punimin e orës me 15, 858 diamante./21Media

Back to top button