Aston Villa mposht si mysafire Manchester United

 
Ka përfunduar ndeshja mes Manchester United dhe Aston Villas, ku pas 90’ minutave, lojë skuadra mysafire ka shënuar fitore në “Old Trafford”.
Skuadra e Aston Villas e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 gjigandin Manchester United, me ndihmën e golit të mbrojtësit Kortney Hause.
Përmes një asistimi Douglas Luiz, House shënon në minutat e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 88’ për t’ia dhuruar epërsinë, e më pas edhe fitoren skuadrës së Aston Villas.
Me tre pikët e reja, Aston Villa pozicionohet në vendin e shtatë në tabelë me gjithsej 10 pikë, aq sa ka edhe skuadra e Evertonit në vendin e gjashtë.
Në anën tjetër, Manchester United zë vendin e katërt në tabelë, në kuotën e 13 pikëve, aq sa ka edhe Chelsea, Manchester City dhe Liverpooli, por ky i fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Aston Villas.

Back to top button