Atentat ndaj ish-kryeministrit grek

Raportohet se i ka shpërther një “bombë letër”

Ish-Kryeministri grek Lucas Papademos është plagosur nga një shpërthim brenda makinës së tij në Athinë.

Raportet thonë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një bombë letre.
Papademos, 69 vjeç dhe shoferi i tij kanë pësuar lëndime në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Papademos dhe shoferi i tij, thuhet se u nxituan në Spitalin Evangelismos.

Disa raporte thonë se dy zyrtarë bankar ishin gjithashtu në makinë, por ende nuk dihet për gjendjen e tyre, shkruan rtv21.tv.

Papademos u emërua kryeministër kujdestar në nëntor 2011 mes trazirave politike dhe ekonomike. Ai shërbeu në post deri në maj 2012./21Media

Back to top button