ATK-ja shqiptoi 130 gjoba për bizneset gjatë janarit

 

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se deri me 31 janar të këtij viti, janë kryer 3 mijë e 355 vizita tek bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren. Po ashtu, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.

Përveç vizitave, inspektorët tatimor, sipas ATK-së, kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milionë euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milionë euro.

“ATK do të vazhdoj me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi”, thuhet në njoftimin e ATK-së./21Media

Back to top button