Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Ky vendim ka nxitur reagimin e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se Gjykatat në Serbi e kanë vulosur racizmin ndaj shqiptarëve.

Gjykatat në Serbi vulosën racizmin ndaj shqiptarcve. E papranueshme, por jo befasuese. Kjo nuk është dhe nuk duhet të mbetet vetëm betejë e shqiptarëve të Luginës“, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kujtojmë se edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin serb./21Media