ATK ka nisur me revokimin e licencave të lojërave të fatit

“Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj”

Më 10 maj hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit, Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi të gjithë opinionin dhe subjektet ekonomike, se me qëllim të zbatimit të dispozitave ligjore, sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 06/L-155, i cili kërkon ndalimin dhe mbylljen e të gjitha lojërave të fati në Republikën e Kosovës, ka filluar me revokimin e të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e Lojërave të Fatit.

Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit  sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës i ka inkurajuar  të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetarët, që të ndërmarrin të  gjitha veprimet  e duhura në respektim të dispozitave të Ligjit të ri, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që të bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

Back to top button