ATK tejkalon Planin e të Hyrave

Të hyrat për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës në vitin 2018 e ka vazhduar me përkushtim mbledhjen e të hyrave të përcaktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Të hyrat për muajin Janar 2018 kanë shënuar rritje për 6 milionë euro ose 13 % më shumë se muaji janar i vitit 2017, vlera e inkasuar për muajin Janar është 51.4 milion euro, ndërsa në raport me planin janë realizuar të hyra në vlerë prej 2.6 milionë euro më shumë ose mbi 5.3 %. Është realizuar 12% e planit të të hyrave për vitin 2018.

Rritja e të hyrave është rezultat i ngritjes së nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, punës së palodhshme të zyrtarëve të administratës tatimore, modernizimit të shërbimeve tatimore dhe rritjes së komunikimit me tatimpaguesit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbledhur mbi 9.9 milion euro Kontribute Pensionale, pra gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet dhe Kontributet Pensionale) janë në vlerë prej mbi 61.3 milion euro./21Media

Back to top button