ATK zgjeron bashkëpunimet ndërkontinentale

KISA do të ofrojë asistencë teknike për ATK-në

Një ekip i ekspertëve nga Koreja e Jugut-konkretisht nga Agjencia Koreane për Internet dhe Siguri (KISA dhe Qendrës për Zhvillim Globale për Siguri) do të ofrojë asistencë teknike për ATK-në, në hartimin e një programi të qëndrueshëm për menaxhimin e sigurisë kibernetike të sistemimit informativ, i cili do të mbështetë programin e modernizimit të ATK.

Siç njoftohet në komunikatën e ATK-së, grupi i ekspertëve nga KISA do të zhvilloj punëtori për një javë me Administratën Tatimore dhe institucionet e Kosovës, që kanë interes për fushën e sigurisë se TI. Ndërsa, në fund të vizitës do të bëhet nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Administratës Tatimore të  Kosovës dhe Agjencisë Koreane për Internet dhe Siguri-KISA.

Ndryshe, KISA është edhe njëra nga shumë institucionet botërore, më të cila ATK në vazhdimësi po i thellon bashkëpunimet./21Media

Back to top button