SBAShK: Qeveria ose të ndërpresë këtë trend të rritjes së çmimeve ose të ngrisë pagat

 
Sindikata e Bashkuara e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Kosovë ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të bukës dhe produkteve të tjera. SBAShK thotë se ngritja e çmimeve të artikujve elementarë do të nxisë edhe ngritjen e produkteve të tjera, për çka kërkojnë nga Qeveria që të veprojnë karshi kësaj.
Nënvizohet që Qeveria ose duhet të ndërpresë këtë trend të rritjes së çmimeve ose duhet të ngrisë pagat në mënyrë që të ruaj mundësinë aktuale blerëse e për mos cenuar shportën familjare. I propozohet Qeverisë që të heq siç thonë gabimet e thanë nga Kushtetuesja për Ligjin e pagave dhe të fillojë implementimi i tij. Nëse ndodh asnjëra nga propozimet, SBAShK thekson pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë kërkesa për veprime sindikale.
Anëtarësia e SBASHK-ut ka rikujtuar Qeverinë se “ngritja e fundit e pagave ka ndodhur në mënyrë simbolike prej 4 % nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018, ndërsa çmimet e artikujve elementarë kanë shënuar ngritje të vazhdueshme, për t’ia tepruar kohëve të fundit”.
“Në kohën kur ngritja e çmimeve të artikujve elementarë ka ndodhur dhe  pritet që kjo të nxis edhe ngritje të çmimeve të produkteve  tjera, Qeveria, pasi nuk mundet me akte ligjore të ndërpres këtë trend,  ose duhet të bëj ngritje pagash për ta ruajtur mundësinë aktuale blerëse e për të mos e cenuar dukshëm shportën  familjare të artikujve elementarë, ose të bëj angazhime konkrete në bashkëbisedë me sindikatat për të hequr gabimet e thëna nga Kushtetuesja për  Ligjin e pagave dhe të  nis  implementimi  i tij. Nëse nuk ndodh as njëra nga këto, atëherë pakënaqësitë do të shtohen dhe mund të ketë edhe kërkesa për veprime konkrete sindikale, kërkesa  këto që  udhëheqësit dhe organet e SBASHK do t’i respektojnë”, ka reaguar SBAShK./21Media

Back to top button