Atletico me 3 lëndime para 2 superndeshjeve

Skuadra nga kryeqyteti Atletico Madrid ka marrë lajme të këqija në një periudhë të papërshtatshme

Në periudhë prej 2 javësh Atletico do të përballet me rivalin local Real Madrid, si dhe me anglezët Leicester City në Ligën e Kampionëve.

Klubi ka konfirmuar se Kevin Gameiro, Nico Gaitan dhe Miguel Angel Moya kanë pësuar lëndime në një nga fazat kyqe të sezonës, shkruan rtv21.tv.

Sulmuesi Gameiro dhe portiere Moya po vuajnë nga lëndimet, ndërsa Gaitan po vuan nga artritisi në gishtin e tij të këmbës.

Të tre do të hyjnë në tretmanin fizioterapeik, por Atletico nuk kishin mundësi të caktojnë një kohë rikthimi për futbollistët në fushat e blerta./21Media

Back to top button