Atletico Madrid përmbysë rezultatin kundër Milanit

 
Kampioni i La Ligas, Atletico Madridi ka shënuar sot fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër skuadrës së Milanit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të Ligës së Kampionëve.
Fillimisht, ishte skuadra e Milanit ajo që kaloi në epërsi e para përmes golit të shënuar nga Rafael Leao në minutën e 20’.
Saktësisht nëntë minuta më vonë, fillojnë problemet për “Rossonerët”, pasi që mesfushori Franck Kessie ndëshkohet me karton të kuq.
Pjesa e dytë i takoi skuadrës së Atletico Madridit, ku sulmuesi Antoine Griezmann gjeti golin e barazimit, duke shënuar për 1:1 në minutën e 84’ të ndeshjes.
Kur edhe shihej se fundi i ndeshjes ishte i barabartë, në minutën e 90+7’ shtesë u akordua penallti në favor të skuadrës spanjolle, ku nga pika e bardhë shënon sulmuesi Luis Suarez, për t’ia siguruar Atleticos tre pikët e plota.
Me tre pikët e reja, Atletico zë vendin e dytë në tabelë me katër pikë, kurse Milani gjendet në pozitën e fundit në Grupin B me asnjë pikë të arkëtuar.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Atletico Madridit.

Back to top button