Ngjarjet e datës 29 shtator

09:00
Opre Roma Kosova organizon “Media Breakfast”. (Restaurant “Rings”, Prishtinë)
10:00
Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Salla C 301)
10:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin Financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2021 si dhe kërkesën për ndarje buxhetore të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën tetor-dhjetor 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Advocacy Training & Resource Center (ATRC) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezantojnë raportin “Hate O Meter I & II”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:00
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndan shpërblimet shtetërore për xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka. (Kabineti i ministrit).

Back to top button