Atletico Madridi nuk i ka mirë punët me referin e sotëm kundër Interit

Edhe pak minuta na ndajnë nga fillimi i ndeshjes tejet interesante mes Interit dhe Atletico Madridit, e vlefshme kjo për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë referi rumun, István Kovács.
Fakt interesant është që Atletico ka humbur dy ndeshjet e kaluara në garat evropiane ku drejtësinë e ka ndarë gjyqtari, Kovacs.